Kulla e parë e Sahatit u ngrit këtu në shekullin e XVII dhe u rrënua para vitit 1854. Kulla e dytë prej druri, e ngritur gjatë viteve 1865-1869. Pas rrëzimit kjo kullë u zëvëndësua me kullën vazhduese në 1899.
Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899.
Kulla ngrihet në lartësinë me trekate funksionale, me planimetri katrore 4,3 m x 4,3 m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes, mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj.
“Teksti i mbishkrimit është: “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm, burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur.